Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin e Leo Sadikut, djalit 12-vjeçar që humbi jetën pas trajtimit mjekësor.
Familja Sadiku ka paditur mjekët e Korçës dhe Tiranës për neglizhencë, duke i akuzuar për shkaktimin e vdekjes së djalit të tyre.
Megjithatë, Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes, pasi vdekja e 12-vjeçarit ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Për këtë arsye, çështja do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
(Balkanweb)