TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 punonjës të firmës së pastrimit, pas vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në landfillin e Sharrës.
Sipas burimeve zyrtare në pranga janë vënë shtetasit:

1- Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme;
2- Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori;
3- Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë, përgjegjes turni;
4- Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit E.T., 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit, banor i Kombinatit u gjet dje në orën 14:30, tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave. Viktima ishte punonjës sezonal në landfill, i pa regjistruar tek firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” për shtetasit Besnik Braha, Dëfrim Hakrama, Bujar Daja, E.T. si dhe për veprat penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt” per shtetasin Edmond Kollari, i cili është drejtuesi i eskavatorit, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb