TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi sot të lërë në burg 3 persona të arrestuar për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj pak ditë më parë në landfillin e Sharrës.

Kështu gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për shtetasin Defrim Hakrama, me detyrë përgjegjës turni si dhe shoferin e ekskavatorit, Edmond Kollari. Po kështu është lënë në burg edhe Besnik Braha, përgjegjës i firmës. Gjykata ka vendosur të lërë të lirë në masën “detyrim paraqitje” përgjegjësin e punonjësve Bujar Daja.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit, banor i Kombinatit u gjet pasditen e 7 gushtit tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave. Viktima ishte punonjës sezonal në landfill, i pa regjistruar tek firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb