Në dëshminë e dhënë për News24 dhe BalkanWeb, kunati i 35-vjeçares Aida Çajka, rrëfen gjithë ‘odisenë’ e vuajtjes së saj para se të ndahej nga jeta në orët e para të mëngjesit.

Ai dëshmon se mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk i kanë bërë asnjë analizë dhe asnjë eko por e kanë çuar në QSUT dhe Sanatorium për zemrën dhe mushkëritë.

Në çfarë gjendje e sollët kunatën në maternitet?
Mbrëmë ka shfaqur komplikacione, tension dhe këputje dhe dhimbje. Pati komplikacione në shtëpi. E morëm me makinë e sollëm me urgjencë, as 10 minuta nuk mbajti rruga. As semaforët nuk i kemi respektuar. E zbritëm nga makina dhe e çuam në urgjencë. Ishte e mbyllur me kyç, pritëm 20 minuta për t’u hapur. Kunata ime nuk kishte as ku të ulej, s’kishte as stol, kishte të vjella. Infermierja merr doktoreshën dhe i thotë hajde se kam një paciente dhe nuk i duroj dot të vjellat. Pas 30 min vjen mjekja dhe një doktor. E fusin brenda e pyesin. I thotë që kishte dhimbje në krahun e majtë. Thanë që është për QSUT.

Ai bënë analiza apo ekzaminime?
Nuk i bënë asnjë lloj ekzaminimi, asnjë analizë. Mua më nxorën jashtë.
E pyeta, çfarë të bënë. E pyeta doktoreshën si është puna e bebit, më thanë është fare normal. Shkuam tek zemra, i bëmë analizat dhe atje doli mirë. 5 me 3 tensionin vetëm zverdhej dhe nxihej. Thanë mos ishte e ftohur na çuan tek sanatoriumi dhe atje i bënë analizat por nuk doli asgjë.

Kur u kthyet në maternitet?
Vijmë sërish tek materniteti rreth orës 2 të mëngjesit. Kemi ardhur këtu me ambulancë, me oksigjen dhe me shoqërues doktoresha e sanatoriumit. Kemi ndenjur 20 minuta me ambulancë me dyer të hapura, sepse nuk kishte barelë, nuk kishte njerëz, nuk kishte spitali oksigjen. Thoshin e kemi lart dhe për të marrë oksigjenin i duhej 20 minuta. E futëm brenda, pas 2 orëve ka ardhur kirurgu.

Infermieren e njihni ose mjekët?
Vetëm me fytyrë jo me emra.

Kur është futur në sallë të operacionit?
Është futur në 5 të mëngjesit. Mjekët na thonë se fëmija është i vdekur, të shpëtojmë nënën. Bënë dhe ekon, pas 8 orësh dhe zbuluan se fëmija kishte vdekur dhe thanë të shpëtojmë të madhen. Është futur në 5 në sallë dhe në 5 e 20 ajo ka vdekur ndoshta pa e prekur doktorët me operacion. Doktorët na e komunikuan në 6 e ca kur ajo kishte 1 orë që kishte vdekur

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb