Pas ngjarjes së rëndë, ku një 41-vjeçar humbi jetën pasi ra nga kabina elektrike, policia ka arrestuar inxhinieri mbikëqyrës i kompanisë. Mësohet se shtetasi me inicialet E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e sotme si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori me inicialet P.M, i cili po punonte për zëvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të Pogradecit.

Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton inxhinieri mbikëqyrës nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur, duke shkaktuar vdekjen e punonjësit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb