TIRANË- Gjykata ka lënë në burg përgjegjësin e turnit në kompaninë që selektonte mbetjet në landfillin e Sharrës, i arrestuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj më 7 gusht të këtij viti.

Dëfrim Hakrama ndodhet në burg bashkë me shoferin e ekskavatorit Edmond Kallari, ndërsa Gjykata e Apelit liroi më 25 gusht Besnik Brahjan, përgjegjësin e punëtorëve të kompanisë.

Hakrama apeloi masën e sigurisë duke kërkuar një zbutje të saj por Gjykata e ka hedhur poshtë duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Trupi i 17-vjeçarit që punonte me seleksionimin e plehrave u gjet i copëtuar nga ekskavatori por pavarësisht kësaj, punonjësit e firmës mohuan se ai ishte punonjës në landfill.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb