TIRANE- Presidenti i Republikës Ilir Meta iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të babait të Ramush Haradinajt.

Përmes një mesazhi Meta e cilëson Hilmi Haradinajt patriotin e luftës çlirimtare të Kosovës.

MESAZHI I METËS
Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare.
Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb