Lajmi i kobshëm ka goditur sot jo vetëm Fiorentinën dhe futbollin italian, por edhe atë botëror. Mbrojtësi i ‘vjollcëve’ dhe njëkohësisht kapiteni, Davide Astori, është gjetur në hotel, dyshohet atak kardiak.

Për këtë arsye ndeshja mes Udinezes dhe Fiorentinës e programuar për t’u luajtur sot në orën 15:00 është shtyrë. Së bashku më këtë sfidë edhe takimi tjetër i programuar për t’u luajtur në orën 12:30, Genoa-Cagliari, është shtyrë.

Priten informacione të reja mbi 5 ndeshjet e tjera që do të zhvillohen sot, ku nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes edhe të tyre. Kujtojmë se në orën 20:45 në “San Siro” luhet derbi i Madoninës, mes Milan dhe Inter.

Ora 13:05

Së fundmi Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për tu luajtur sot në Serinë A.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb