Vdekja e 11 vjeçarit Denis Almadhi, familjarët në News24. Të afërmit e Denis Almadhit, akuza për deformim të provave, akuzojnë prokurorin dhe oficerin e policisë gjyqesore
TIRANE-Rreth dy vjet nga vdekja tragjike e 11 vjeçarit Denis Almadhi teksa i nënshtrohej një operacioni estetik në sy nga një grup mjekësh irlandezë, ku shfaqi komplikacione sipasoje e anestezisë, familjarët e të ndjerit akuzojnë drejpërdrejt prokurorin e çështjes Kol Hysenaj dhe oficerin e policisë gjyqësore Arges Xhepa për kompromentim flagrant të provave dhe fakteve në dosjen hetimore.
Në një tjetër letër të dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla familja rikërkon për të disatën herë përjashtimin e prokurorit nga çështja në fjalë dhe zëvëndësimin e tij me një grup prokurorësh,
Por familja shkon më tej kur i paraqet prokurorit të përgjithshëm të dhëna tronditëse për falsifikimin e provave dhe një ndër to është falsifikimi i të dhënave në sistemin TIMS për mjekun anestezist irlandez Kevin Clarkson që në materialet për gjykimin dërguar gjykatës së rrethit gjyqësor tiranës, është shkruar se për këtë shtetas nuk ka asnje hyrje dalje në sistemin TIMS . Sipas pretendimeve të familjarëve falsifikimi është bërë nga prokurori I çështjes Kol hysenaj në bashkëpunim me oficerin e policisë gjyqësore Arges Xhepa
Ky falsifikim i qëllishëm sipas tyre do ta shpëtonte nga përgjegjësia penale, anestezistin 53 vjeçar .
Bashkëngjitur letrës familjarët i kanë dërguar prokurorit të përgjithshëm dhe Raportin e Rregullt që është nxjerrë më pas në mënyrë zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme ku provohen të gjitha hyrje-daljet e Kevin Clarkson në Shqipëri, sipas këtyre të dhënave 53 vjeçari ka hyrë për herë të fundit me datën 06.11.2012 nga Rinasi ka kryer me datën 07 ndërhyjrjen kirurgjikale estetike tek I mituri dhe është larguar po nga ky aeroport tre ditë më vonë me datën 08.11.2012.
Nisur nga kjo e dhënë si dhe fakte të tjera që provojnë manipulimin e dosjes hetimore familjarët kërkojnë ndër të tjera dhe rikthimin e dosjes për rihetim, pasi me këto prova të deformuara dhe të manipuluara nuk mund të ketë një gjykim të drejtë , objektiv dhe të paanshëm.
Aktualisht në gjykatën e Tiranës po zhvilllohet porcesi gjyqësor në ngarkim të dy mjekëve irlandez Gerald Fahy 60 vjeç Kevin Clarkson 53 vjeç që akuzohen për mjekim të pakujdeshëm ndaj 11 vjeçarit.
Gerald Fahy e Kevin Clarkson akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Babai: Jemi një grup shumë i madh që po punojmë për të zbardhur vdekjen e Denisit, djalit tim. Prokurori ka fshirë prova që akuzonin direkt mjekun irlandez. Ne tanimë i kemi këto prova dhe ndaj kërkojmë të rihetohet nga një tjetër prokuror.
I afërmi i Denisit: Është krijuar ideja sikur ne duam të fusim patjetër mjekët në burg. ne duam thjesht të vërtetën. Pse vdiq Denisi? Ne do e falim fajtorin, familja e fal, por të mësojmë të vërtetën. Dhe mjekët në castin që ndodhi vdekja dolën me deklarata kontradiktore. U desh të vdiste Denisi që mjekësia shqiptare të mësonte cfarë ishte hiportermia malinje. Ndërkohë që bota e ka studiuar këtu e dhjetra vite më parë. Dantroleni, që në Shqipëri nuk hyn, në Francë funksionon që në vitin 1967.
Tani kemi një ekip të gjerë, në fushën e hetimit, në polici e drejtësi ku na japin informacione. Këto informacione dalin në dritë falë medias suaj, duke i bërë publike. Këtu kemi një dokument të falsifikuar. Na del që janë marrë dëshmitarë 5-6 persona, ndërkohë që dëshmitare nuk është marrë asnjëherë mamaja e viktimës.
Nuk u thirr dëshmitar as stafi mjekësor irlandez, as mjekët që i bënë transportin nga salla e reanimacionit tek salla e operacionit. Ata mjekë që e trajtuan në reanimacion. Janë thirrur dëshmitarë kot, që kanë qenë aty kalimthi.
Nëna e Denisit: Unë kam hyrë në sallën e operacionit dhe Denisi kishte vdekur. E kam prekur me duart e mia. Më tha njëra aty që Denisi është operuar disa herë dhe kjo ishte e disata herë. Por është e pavërtetë, se kam njëherë është operuar me Xhon Mekej. Denisi ishte i ftohtë akull, nuk lëvizte. Lindita Agolli, një mjeke aty dhe një tjetër edhe pse ishin aty, nuk na thanë që Denisi ka vdekur. Mesa morëm vesh, ai kishte pësuar 2 herë vdekje klinike. Ndërkohë që ai ishte i vdekur, mua më thanë, është gjallë. Pastaj e morën dhe thanë që do të çojmë për mjekim të specializuar tek Spitali Amerikan, por në reanimacion e çuan.
I afërmi i Denisit: Prokuroria të bëjë një rimbledhje të fakteve. Përgjigja ishte negative. I bëjmë apel prokurorit të përgjithshëm të marrë në konsideratë kërkesën e kësaj nëne të zhuritur e atij babai të djegur e përvëluar, por dhe për hir të një të vërtete të madhe, të mos lejojmë të përsëriten raste të tilla. Lazarati më i madh është në procesin e hetimit. Ka njerëz që më kanë premtuar dhe më kanë dhënë fjalën se do e ndjekin këtë cështje deri në fund të jetës. Ata janë pjesë e së tërës, por jo pjesë e së keqes. Këtu bëhet fjalë për nipat e mbesat e mi, për fëmijët tuaj. Nga kjo studio, apelojmë ne familja e Denisit, vetëm për të gjetur të vërtetën e djalit. Ne e dimë, por duhet ta legjitimojmë.
PROKURORIA: E PAVËRTETË QË TË DHËNAT E TIMS U FALSIFIKUAN
Prokuroria e Tiranës reagoi menjëherë rreth rastit të Denis Almadhit, cështja e të cilit u trajtua sërish sot në rubrikën ‘Opinion” në televizionin News24.
Institucioni i akuzës shprehet se është i pavërtetë pretendimi i familjarëve që të dhënat e TIMS janë falsifikuar. “Familjarët e Denis Almadhit e kanë ngritur pretendimin disa herë dhe deklarojmë se të dhënat e TIMS janë paraqitur në Gjykatë. Në këto të dhëna rezulton se mjeku Clarkson ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri”.
(d.b/News24/BalkanWeb)