Pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajsh,ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,Vladimir Kumaraku.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se Kumaraku deklaron se,të dy foshnjet binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.
“Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur,njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë”-ka thënë Vladimir Kumaraku.
I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se,foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi,Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister.
(d.xh/ Balkanweb)