TIRANE– Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy ushtarëve të rënë në krye të detyrës dje gjatë një aksidenti me helikopterin më të cilin ata udhëtonin në Malësinë e Madhe.

Ish-presidenti Topi pohoi se ngjarje të tilla të trishta të mos ndodhin kurrë.

“Ngushëllime të thella familjarëve të dy pilotëve. Pranë prindërve që do iu mungojnë bijtë e përkushtuar. Nderim dhe respekt për pilotët që ikën nga kjo botë”, tha Topi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: