TIRANË

Konsullata e nderit të Letonisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e sotme, ku aksidentalisht humbi jetën efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj dhe mbetën të plagosur dy efektivë të tjerë.

Në mesazhin ngushëllues të kësaj konsullate, thuhet se kjo humbje ka hidhëruar të gjithë popullin e Letonisë.

“Në emër të Konsullatës së Nderit të Letonisë në Shqipëri, Konsulli i Nderit z.Sokol  Kraja shpreh hidherimin e thellë për humbjen e jetës së nëntare Zarife Hasanaj dhe plagosjen e komandantit të kontigjentit, Major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapajt, në misionin ushtarak “Enhanced Forëard Presence”, që NATO po zhvillonte në Letoni.

“Kjo humbje hidhëron të gjithë pjesëmarrësit në këtë mision, por dhe popullin letonez, i cili vlereson lart kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kuadër të Aleancës, por edhe për paqen e sigurinë kudo në botë.Ne mbështesim fuqimisht rolin dhe kontributin që forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë kane dhënë dhe japin në kuadër të Misioneve të NATO-s.

Në këto orë të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i ndodhemi pranë familjarëve të Zarife Hasanajt dhe ushtarakëve të tjerë që u plagosën në këtë incident tragjik.’-thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb