Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari, ka reaguar pas vdekjes së efektives Zarife Hasanaj dhe plagosjes së major Klodian Tanushi e rreshter Julian Kapaj, gjatë misionit në Letoni, ku ndodheshin me mision.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputetja Hajdari shpreh ngushëllime për vdekjen e efektives 27-vjeçare, ndërsa shton se përulet përpara veprës së saj.
“Qoftë i paharruar kujtimi nën tetare HASANAJ, heroinë dhe dëshmore e Atdheut. ??. Përulem përpara veprës tënde!”, shkruan Hajdari.

Hajdari Fb
Hajdari Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb