TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh  ngushëllimet e tij pas vdekjes së ushtarakes, Zarife Hasani në një incident në Letoni. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se ndihet mirënjohës ndaj sakrificës së thellë të ushtarakes 32 vjeçare. Ish-kryeministri shkruan ndër të tjera se i uron nga zemra shërim të plotë dhe dy ushtarakëve të tjerë që mbeten të plagosur.

‘Mesazh ngueshllimi!

Miq, ushtarakja Zarife Hasani dha jeten ne permbushje te detyres saj ne nje vend aleat te Natos neLetoni.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te Zarifes shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te saj dhe lutem zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i bijes se tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu ju uroj nga zemra sherim te plote dhe te shpejte dy ushtarakeve tane qe mbeten ne kete rast te plagosur! Sb’-shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb