TIRANË

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja shqiptare në Letoni, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy efektivë të tjerë, Klodian Tanushi e Julain Kapaj.

Shefi i qeverisë teksa i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve së nëntetares, shkruan se kujtimi i saj do të jetë i përjetshëm.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!

Ngushëllime  familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj?”-shkruan Rama.

(n.m/BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb