TIRANË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vdekjes së efektives shqiptare Zarife Hasanaj në misionin e saj të parë në Letoni.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për familjen e nëntetares Hasanaj dhe iu uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur.

“?? | Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shprehet ambasada e SHBA.

Usa
Usa

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb