Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Deputeti i PD Ervin Salianji i tha Hoxhës se në ngjarjen e rëndë të Pogradecit, ku ndërroi jetë Egli Proga nga dhuna barbare, është ndërhyrë në skemën e krimit, për të prishur provat.
Ministri u përgjigj se në ngjarjen e Pogradecit është hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit. Ai tha se ngjarja u shndërrua papritur në një krizë.
Ervin Salianji: Në lidhje me ngjarjen e Pogradecit, pa pikë turpi thatë se ngjarja ishte aksidentale. U ndërhy në skenën e krimit për të prishur provat.
Ervin Hoxha: Mbi ngjarjen e Pogradecit u hodh baltë mbi policinë. U shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Veprimet e policisë ishin në përputhje të plotë me ligjin. Policia ishte në lartësinë e duhur. Gara për kreun e Policisë së Shtetit është transparente.
(Balkanweb)