Shtatë muaj nga vdekja e futbollistit argjentinas Emiliano Sala dhe e pilotit anglez David Ibotson, hetuesit janë ende në terr sa i takon dinamikës që solli rrëzimin në La Mansh të avionit ku udhëtonte sulmuesi. Hetimet vijojnë pa ndërprerje dhe sot, “Air Accidents Investigation Branch”, agjencia që po kryen hetimet, ka zbuluar detaje të reja.


Testet e kryera në trupin e sulmuesit kanë nxjerrë një përqindje të lartë të monokisidit karbonik, nivele që kanë qenë të larta në kabinën e pilotit, në doza të atilla që mund të sjellin një atak kardiak, konvulksione dhe humbje të vetëdijes, shkaqe këto që mund të kenë sjellë humbjen e kontrollit të avionit nga ana e Ibotson, që u rrëzua në det.


(Balkanweb)


Etiketa: