KORCE- Prokuroria e Korçës akuzon tre efektivet e Komisariatit, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoit, i cili ndërroi jetë brenda ambienteve të qelisë. Burime nga prokuroria bënë me dije për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se pas konkluzioneve te ekspertizës mjeko-ligjore, hetimet po vijojnë.

Fakti, qe 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, qe policia nuk ka përgjegjësi penale per vdekjen e tij. Burimet thanë se ka prova, qe efektivet e policisë, nuk i kanë dhene ndihme Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjate dy diteve te qëndrimit ne ambientet e Komisariatit.

Burime nga organi i akuzës pohojnë se Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vere nën akuzë, të paktën tre efektive të Komisariatit të Korçës.

Ditën e djeshme kreu i SHCCBA teksa bazohej tek ekspertiza mjeko-ligjore, pohoi se 27-vjeçari ndërroi jetë për shkaqe natyrale dhe jo nga dhuna. Ky pretendim u hodh poshtë nga familja e viktimës, e cila kërkoi zhvarrosjen e Enea Ftoit dhe kryerjes sërish të ekspertizës.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: