MEDELIN- Finalja e Kupës së Amerikës së Jugut u pezullua pasi një avion linje që transportonte ekipin brazilian të “Chapecoense”, që ishte një prej finalistëve, u rrëzua pranë Medelin në Kolumbi, njoftoi sot konfederata e futbollit të rajonit “Conmebol”.

“Të gjitha aktivitetet e konfederatës janë pezulluar deri në urdhër të ri”, deklaroi “Conmebol”. Avioni i “LAMIA Airlines” transportonte 81 pasagjerë, ku edhe pjestarë të ekipit të “Chapecoense”, që pritej të luante kundër “Atlético de Colombie” në finalen e Kupës Amerikano-jugore, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Nga ky aksident vetëm 5 persona mbijetuan, përkatësisht futbollisti Alan Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, si dhe masazhisti i ekipit të futbollit. Ndërkohë identiteti i personit tjeter që shpëtoi nuk dihet ende.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb