Ndeshja e Nations League në “Wembley” mes Anglisë dhe Greqisë nisi me një minutë heshtje për George Baldock, futbollist i kombëtares helene që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Athinë.

Në fakt, për këtë takim, Federata e Futbollit të Greqisë bëri një kërkesë zyrtare për shtyerjen e kësaj sfide, por diçka e tillë nuk u pranua nga UEFA, për shkak të mungesës së një orari tjetër të përshtatshëm. Takimi vlen për League B dhe gjykohet nga italiani Colombo.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb