TIRANE- Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia ka reaguar ndaj qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vdekjen e dyfishtë në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytet, ku humbi jetën një grua së bashku me foshnjën e saj në bark. Spahia ka treguar në detaje se si ka ndodhur ngjarja, duke përshkruar me hollësi edhe gjendjen në maternitet natën kur ndodhi edhe tragjedia.

Ndër të tjera Spahia iu drejtua ndër të tjera edhe ministrit Ilir Beqaj që mos të bënte replika boshe. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën gruaja shtatëzënë Aida Çajka ndodhi më 16 shtator. Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës zbardhi akuzën ndaj dy mjekëve te ndaluar, për ‘mjekim të pakujdesshëm’. Organi i akuzës deklaroi se mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Decka pavarësisht gjendjes së rëndë, e kanë dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu.

REAGIMI I PLOTE
Duke marre shkas nga deklarata mediokre e Ministrise se Shendetesise ne te cilen ne vend qe te merrej me analizimin me pergjegjshmeri te shkaqeve qe cuan ne ate tragjedi te dyfishte te vdekjes se nje nene dhe femijes se saj, ne menyre qe te ulen ne minimum mundesite e perseritjes…Zgjodhi te quante te pavend akuzat e PD dhe perdorim politik ngritjen e zerit per nje tragjedi te dyfishte qe tronditi thelle te gjithe shqipetaret. Pa dashur te marr persiper te gjykoj punen dhe aftesite a mjekeve te involvuar ne kete ceshtje pasi tanime eshte objekt hetimi nga organet kompetente dhe per me teper eshte analizuar nga cdo kush qe gjeti kohe e hapesire per te shkruar dy rrjeshta, une thjeshte po u jap lexuesve nje paraqitje te situates dhe gjendjes ku ndodhen strukturat tona spitalore meqenese ministri tha qe tragjedia nuk ka ndodhur per mungese infrastrukture apo materialesh mjekesore.
Pacientja ka qene ne disa urgjenca, ne Maternitetin e ri, ne QSUT, ne Sanatorium, per tu rikthyer perseri ne Maternitet. Pra nga ora 21 deri nga ora 5-6 e mengjezit, dmth 7-8 ore. Gjithe ky cikel urgjencash nuk mundi te diagnostikoje ne kohe rupturen e Splenit (shpretkes) qe me sa duket eshte shkaku i kolapsit me pasoje vdekjen e nenes dhe femijes.

Ne maternitet pranimi i urgjences eshte i ndare nga sherbimi i urgjences. Pranimi eshte nje dhome ne katin 0 ku mund te behen vetem vizita obstetrikale.
Ne pranim nuk ka as ekograf as kardiotokograf fetal (CTG).
Sherbimi eshte ne katin e dyte ku duhet transportuar pacientja me barrele.
Nga 4 ashensoret vetem njeri eshte ne funksion por edhe ai shpesh ben difekte.
Edhe ekografi i sherbimit te obstetrikes ne urgjence eshte tashme i vjeteruar, pa imazh cilesor dhe i pa plotesuar me sonda.
CTG nuk funksionon, vetem njera punon nga 5-6 qe kane qene.
Personeli e ka te veshtire te jete prezent ne kohe per ofrimin e sherbimit pasi pacientet mund te transportohen ose te plotesohen me ekzaminime jo ne te njejtin vend (ambjent).
Shto ketu pastaj edhe veshtiresite me te cilat perballen mjeket dhe personeli.
Sistemi i sherbimit te urgjences eshte 16 oresh gjate diteve te javes dhe 24 oresh ne fundjave.
Pagesat per urgjencen qesharake.

Perplasjet e kompetencave Drejtor-Shef kane krijuar corjentim dhe kaos ne sherbim etj etj..
Kjo ishte situata naten e tragjedise dhe vazhdon te jete akoma. Sigurisht, juve zoti minister nuk i quani mangesi dhe mund tju duken normale por sic jam mesuar ta degjoj qe i vogel….sidomos ne zanatin tone “detajet bejne diferencen”, dhe mjeket kete e dine me mire se kushdo, ndersa pacientet vuajne pasojat. Prandaj behu i pergjegjshem, mos moho dhe mos politizo me replika boshe por shikoje realitetin dhe nderhyj. Zoti minister, Sigurisht qe shumica absolute e kolegeve te mi mjek nuk e meritojne te lihen ne balte sikur eshte vetem ceshtje e tyre, duke thene qe nuk ka munguar asgje. Kjo eshte edhe qeshtje kushtesh e “detajesh” qe do benin ndoshta diferencen.
P.s jam munduar te bej nje panorame te situates dhe gjendjes te cilen qytetaret nuk e njohin mjaftueshem, me shpresen si cdo mjek qe kjo gjendje te ndryshoje, ne te mire te jetes dhe shendetit te pacientit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: