Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei është zotuar se do të hakmerret për vdekjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në një sulm me raketa nga Izraeli në Teheran të mërkurën.

Pas vrasjes, një llogari X që përkthente dhe ndante deklaratat e Khameneit postoi një mesazh nga udhëheqësi iranian, duke thënë: “Pas kësaj ngjarje të hidhur, tragjike që ka ndodhur brenda kufijve të Republikës Islamike, është detyra jonë të hakmerremi”.

Në një deklaratë të veçantë, Khamenei premtoi “dënim të ashpër” për Izraelin për vrasjen e Haniyeh, duke pretenduar se “regjimi kriminal dhe terrorist sionist martirizoi mysafirin tonë të dashur në shtëpinë tonë, por gjithashtu përgatiti terrenin për një dënim të ashpër për veten e tij.”

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka dënuar gjithashtu sulmin në rezidencën e Haniyeh në Teheran, duke u zotuar të mbrojë integritetin territorial, nderin dhe dinjitetin e Republikës Islamike dhe t’i bëjë “pushtuesit terroristë të pendohen për veprimin e tyre frikacak”.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) e ka kërcënuar gjithashtu Izraelin me një “përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme” nga Irani dhe aleatët e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb