TIRANË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët  e Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë  misionit të NATO-s në Letoni.


“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”- thuhet në mesazhin e ambasadës.


Shpërthimi i një mine me 6 maj në kampin ‘Adazi’ në Letoni i mori jetën nëtetares Zarfie Hasanaj, ndërsa major Tanushi mbeti i plagosur, por për shkak të plagëve humbi jetën në spital katër ditë më vonë.


Trupi i majorit shqiptar do të vijë nesër në Shqipëri nga Letonia.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: