TIRANE- “Kryeministri Edi Rama mësoi me dhimbje, humbjen e jetës së dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”. Kryeministri u shpreh ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, familjeve të dy marinarëve, për humbjen e jetës së njerëzve të shtrenjtë të tyre”, është ky mesazhi i kryeministrit, shpërndarë nga zyra e shtypit.

Në mesazh theksohet se, “Edhe pse jo pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të jetëve të pasagjerëve në bordin e “Norman Atlantic”, marinarët shqiptarë dhanë një kontribut të vyer në përpjekjen ndërkombëtare për të evituar një katastrofë”.

Ndër të tjera mësohet se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar në sjelljen e dy trupave të pajetë në tokën shqiptare dhe në zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të aksidentit që u mori jetën.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: