Pas vdekjes së mësueses Luiza Dule, 48 vjeç, në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm, ndërsa udhëtonte për në punë, ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

KSSH shkruan se vdekja e saj është një këmbanë alarmi për gjithë arsimin shqiptar, ndërsa shton se shpeshherë ka denoncuar problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesve në zona të thella të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

 Reagimi i plotë

Vdekja e mësues në aksident ne Korçë, këmbanë alarmi për gjendjen ku është katandisur arsimi. Luiza Dule është një mësuese që mëngjesin e sotmë humbi jetën pasi mjeti privat me të cilin udhëtonte së bashku me 7 persona të tjerë shumica mësues doli nga rruga në fshatin Arres të Korcës, ku ajo dhe koleget ishin nisur për të dhënë mësim.

Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë dhe u uron shërim të shpejtë mësusve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik.

Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesëve në zonat e thella malorë të Shqipërisë.

Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë të pakolauduara.

Në kohët më të errëta të këtij vendi trasporti i nxënësve dhe mësuesve nuk ka qënë në mëshirë të fatit sikur është sot falë babëzisë së Ministrisë Arsimit dhe Drejtorive Arsimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb