DIBËR- Dy persona kanë rënë në pranga, në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në një minierë në Bulqizë ku gjeti vdekjen një minator.

Burime nga policia lokale bënë me dije se në pranga kanë rënë brigadieri dhe tekniku i galerisë së kësaj miniere, Mehmet Grica dhe Kujtim Lici.

Mësohet se arrestimi i tyre u bë me urdhër të prokurorisë së Dibrës. Ditën e djeshme në një nga galeritë e kësaj miniere gjeti vdekjen 45-vjeçari Shaban Grica.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: