MAT-Policia e Matit ka arrestuar tre persona, pas vdekjes së një punëtori në një minierë kromi në Klos pak ditë më parë. Policia ka arrestuar dy zjarrmëtarët dhe teknikun e minierës, pasi akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere)

Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar)

Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)

Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018, në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4, të nje subjekti minerar në Klos, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punonjësi P.M, 57 vjeç.

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat , për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, në ngarkim të shtetasve P.Kaca, dhe I.Xhiherri, dhe për veprat penale Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, ” Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, në ngarkim të shtetasit I.Alliu, parashikuar nga nenet 282/2, 289/1, të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: