Ish-lideri egjiptian Mohamed Morsi ndërroi jetë përpara dy ditësh në gjykatë. Mirëpo, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar autoritetet në Kajro se ata nuk kanë ndërhyrë në momentet e fundit të jetë së Morsi.

Erdogan në një intervistë për një media turke u shpreh se vdekja e aleatit të tij nuk ishte natyrore. Morsi ishte shtirë për 20 minuta në gjykatë. Autoritetet egjiptiane nuk kanë ndërhyrë që ta ndihmojnë. Morsi ishte vrarë. Ai nuk vdiq për shkaqe natyrale”, tha Erdogan.

Kjo është hera e dytë që Erdogan akuzon Egjiptin për vdekjen e Morsit. Të parën herë e kishte bërë menjëherë pas një lutje në Xhaminë Fatih në Stamboll. Erdogan e ka mbrojtur Morsinë, duke thënë se ai ishte një fanar demokracie, kurse shtoi se fundi i erdhi nga “tiranët” në pushtet në Egjipt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb