Vdekja e një djali adoleshent ka bërë që në një qytet në veri-perëndim të Kinës të shpërthejnë protesta të dhunshme.

Në videot e shpërndara në rrjete sociale, protestuesit mund të shihen duke hedhur objekte ndaj policisë.

Ndërsa në disa pamje të tjera policia shihet duke rrahur protestuesit në Pucheng në provincën Shaanxi.

Sipas autoriteteve, adoleshenti ra për vdekje më 2 janar në një aksident në konviktin e shkollës së tij.

Por pas akuzave për vdekjen e tij filluan të përhapen pretendime në rrjete sociale se autoritetet nuk po e tregojnë të vërtetën.

Protestat shpërthyen menjëherë pas kësaj dhe zgjatën disa ditë, përpara se ato të shuheshin me sa duket në fillim të kësaj jave.

Ato nuk janë të rralla në Kinë, por autoritetet kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj tyre që nga protestat e 2022 kundër politikave të COVID-19, të cilat panë kritika të rralla ndaj Partisë Komuniste dhe presidentit Xi Jinping.

Megjithatë, media shtetërore ka heshtur për protestat në Pucheng.

Çdo klip ose përmendje e tyre është censuruar kryesisht nga rrjetet sociale kineze, siç ndodh zakonisht për incidentet që konsiderohen të ndjeshme nga autoritetet.

 

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: