Në emisionin Open në News 24 u fol për vdekjen e Pal Trashajt, i cili kishte rënë viktimë e sistemit të mikrokredive.

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se ngjarja është e tmerrshme. Ai tha se mes nesh, në sistemin e drejtësisë kryesisht, ka shumë grabitqarë.

Ndërsa, analisti Fatos Lubonja tha se Trashaj është ndjerë i pafuqishëm. Sipas tij, kemi ngritur një shtet, që bashkëpunon me kriminelët.

Endri Shabani: Vdekja e Pal Trashajt është e tmerrshme. Rasti po hetohet. Thelbi është që ka grabitqarë, që duan t’i marrin shpirtin qytetarit të thjeshtë. Nuk kemi shpëtuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Edhe SPAK e GJKKO ka problemet e veta dhe duhet kohë që të ngrihen në nivelin që ne e presim. Shumë njerëzve iu është shkatërruar jeta nga kjo skemë korruptive e mikrokredive.

Fatos Lubonja: Ky është një akt që tregon dhe pafuqinë përballë sistemit. Ne nuk kemi ngritur një shtet, që të jetë mbi parimet jeta-liria-prona dhe shteti duhet të garantojë jetën, lirinë dhe pronën e qytetarëve. Për fat të keq kemi ngritur një shtet që bashkëpunon me kriminelët. Fakti që Pal Trashaj ka bërë këtë veprim, është se ka qenë i pafuqishëm. Shteti bashkëpunon me kriminelët, sepse këta e ndihmojnë për të vjedhur vota. Çështja nuk është për SPAK, por ne e kemi bërë SPAK-un si Zot dhe i shkreti ka menduar se mos gjej drejtësinë tek SPAK.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb