SHKODER-Vdekja e shqiptarit 23-vjecar në një spital të Francës, Florenc Beqairaj ka shkaktuar reagime të shumta tek opinioni publik. Nena e tij, Laureta Beqiri dhe gjyshja Fife Rexha kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre Florenc Beqiri.

Në një prononcim për “BalkanWeb” të siguruar nga gazetari Senad Nikshiqi, nëna e tij rrëfen mes lotësh se ka dyshime se Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit.

Ajo thotë se Florenci ka qenë rreth një muaj në burg dhe hera e fundit kur ka folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas njëherë familjarët kanë folur me një polic të burgut i cili i ka thënë Florenci ka shkuar i dhunuar në spital.
vdes-i-riu-ne-france-familja-Beqiri
Nena e Florencit shprehet për “BalkanWeb” se burri i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital, me tela ne mish. Familjaret kanë dyshime se mjeket francez i kanë hequr tubat e oksigjenit, ndërsa edhe gjyshja e tij dyshon se është një vrasje në bashkëpunim mes policisë dhe spitalit për të fshehur ngjarjen.

Familja Beqiri nga Shkodra kërkon drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Po ashtu i bën apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit sepse s’kanë mundësi ekonomike.

Florenc Beqiraj

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb