Pas ndarjes nga jeta të shqiptarit Florenc Beqiraj një ditë më parë në një spital në Francë, ka reaguar këngëtari shqiptar Noizy. Përmes një statusi në Instagram, këngëtari ka hedhur akuza ndaj njerëzve me pushtet në Shqipëri dhe thotë se ndihet i tradhtuar nga ata, pasi nuk i erdhën në ndihmë Florencit.


“Vllai jonë Florenci tashmë ndërroi jetë, ndihem i tradhtuar nga shumë njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti në paqë bro” – shkruan ai ne Instagram.
hnbjyrn
Kujtojmë se Florenc Beqiraj nga Shkodra 23 vjeç qëndroi për disa ditë në koma në një spital të Marsejës. Ambasada shqiptare në Francë u shpreh se ka dyshime se ai ka tentuar vetëvrasjen duke u varuar në burg, por familjarët e kundërshtojnë dhe kanë dyshime se ai është dhunuar nga gardianët e burgut.


(d.d/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb