Saimir Kushova, 45-vjeçari përgjegjës i ekspeditës ku humbi jetën 29-vjeçarja angleze, pas zhytjes në Gjirin e Sarandës, është lënë i lirë nga Gjykata e Sarandës.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar fillimisht masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë, por pas kërkesës së avokatit për garanci pasurore është tërhequr duke pranuar masën “garanci pasurore 1.5 milionë lekë të reja”.

E njëjta masë është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Alban Veçani, duke lënë të lirë Kushovën e dyshuar për dy vepra, “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb