Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në lidhje me rastin e vdekjes në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ka dyshimet e tij se atë e kanë mbytur në qeli.

Albin Kurti theksoi se dyshon se Deharin e kanë mbytur në qeli, ndërsa theksoi se për rastin e tij duhet një hetim ndërkombëtar.

“Unë mendoj se Astrit Deharin e kanë mbytur në burg. Lajmin e ka dhënë komandanti i policisë në Prizren, nuk ka folur drejtori i burgut, as ministri i Drejtësisë dhe askush tjetër që ka kompetencat reale, por fliste policia.

Besoj se e kanë mbytur. I pari që e ka gjetur Astritin ka vdekur në burgun e Lipjanin, prandaj duhet një hetim ndërkombëtar. Ne jemi për ndryshim rrënjësor të funksionimit të institucioneve. Edhe në Kosovë duhet vetting, Duhet edhe në polici e kudo në institucione”, deklaroi Kurti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb