TIRANË

Prindërit e 28-vjeçarit Klaudjan Mani vazhdojnë të ngrenë dyshime për ish-partneren e tij se ka gisht në vdekjen e djalit të tyre në burg në Francë.

Të ftuar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 prindërit e të riut Man dhe Fitnete Sinani thanë se ish-partnerja, sot 47 vjeçe e ka trajtuar shumë keq djalin e tyre. Nëna tha se Rudina e kishte ndarë të birin nga gruaja dhe se kërkonte që të mbante edhe burrin francez edhe djalin e saj.


“Rudina është një zemër nëne vetë, ishalla se ka riskun tim. Rudina e ka trajtuar si top djalin tim. Ma mori çunin. Ka qenë 19 vjeç djali im. Ma ndau nga gruaja, ishte me gruan e vet të mrekullueshme. I thashë mos ma ndaj djalin nga nusja. Nuk u hoq nga Lezha, ma mori djalin. I thashë ty nuk të vjen turp, se je me një burrë.
E ka vdekur dhe një në Shqipëri, ka qenë e martuar. Djalin tim e ka prezantuar tek burri i vet si kushëri i saj. I kam thënë djalit kthehu në shtëpi. Më tha ‘ma, puna ime ka marrë fund’. Kisha një nuse të mrekullueshme. Kush është ajo nënë që do të përzërë djalin nga shtëpia. Kjo pinte alkool, abuzonte me hashashin, ma mësoi djalin me pije, krejt si familje pijanecë. Donte dy burra. Nuk janë të vërteta ato që thotë për djalin. Djali më thoshte ‘E dua’. Rudina ma mori dhe ma futi në tokë. Para se të vdesë djali, Rudina më ka thënë: Hajde merre djalin sepse ka vdekur. Ma ka hedhur djalin nga kati i pestë”, tha nëna e 28-vjeçarit që humbi jetën në Francë.


Ndërsa babai i të riut, i ka bërë një pyetje gruas. “Dua t’i them vetëm një gjë, cili burrë e ka radhën të vdesë?”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: