Lido Anthony Iacocca, legjenda e industrisë së makinave amerikane, njohur me emrin Lee, vdiq në moshën 94 vjeçare.

Djali i emigrantëve italian, për dekada të tëra ka qenë burri më i fuqishëm i Detroit, kryeqytet i makinës amerikane.

President i Ford në fund të viteve 70 dhe në vitet 80 administrator i deleguar dhe president i këshillit të administrimit të Chrysler, që e shpëtoi nga falimentimi.

Emri i tij është i lidhur me disa modele makinash ikonike si Ford Mustang, duke u cilësuar si babai i saj.
Ka qenë gjithmonë ai që në fillim të viteve 80 lançoi platformën K-Car, duke shpëtuar edhe Chryslerin nga falimentimi, duke nxjerrë në treg edhe të parat monovolum dhe minivan.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb