BRITANI E MADHE – Gjashtë ditë më parë ndërroi jetë këngëtari Mac Miller pas një mbidoze. 26-vjeçari ka qenë dhe ish- i dashuri i këngëtares së njohur Ariana.

Ditën që ai vdiq këngëtarja reagoi vetëm me një foto të tij pa shkruar asnjë fjalë. Ndërsa ditën e sotme Ariana Grande ka reagur me një status në rrjetet sociale për vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac Miller ku duket mjaft e pikëlluar nga gjithçka ka ndodhur.

“Të kam adhuruar që prej ditës së parë kur të kam njohur dhe ende sot të adhuroj. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu. Jam kaq shumë e mërzitur, e trishtuar dhe nuk di çfarë të bëj. Ti ishe shoku im prej shumë kohësh mbi cdo gjë tjetër.

Unë jam shumë e trishtuar që nuk munda të të largoja dhimbjen dhe nuk rregullova asgjë edhe pse kisha shumë dëshirë. U prefsh në paqe!’- shkruan Ariana Grande në Instagramin e saj, ku ka postuar dhe një video. 25-vjeçarja ka mbyllur komentet e vidoes. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, por arsyeja zyrtare e vdekjes nuk është bërë ende e ditur


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb