Afrikani i parë me ngjyrë i cili kishte fituar shansin për të udhëtuar në hapësirë ka humbur jetën në një aksident me motoçikletë pa arritur të realizojë ëndrrën e tij.

Transmetuesi britanik BBC, duke cituar familjen e të ndjerit, raportoi se Mandla Maseko, anëtar i Forcave Ajrore të Afrikës së Jugut, ka humbur jetën gjatë fundjavës pasi më herët kishte fituar mundësinë në një konkurs në vitin 2013 me një milion aplikues për të udhëtuar në hapësirë në një kontingjent prej 23 personash në një akademi hapësinore në SHBA.

I njohur me nofkat “Afronaut” dhe “Spaceboy” (Djaloshi i hapësirës), 30-vjeçari Maseko kishte kaluar një javë në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida duke bërë teste përgatitore për një fluturim nën-orbitar, që ishte planifikuar fillimisht të realizohej në vitin 2015.

Maseko, i lindur si fëmija i një auto-mekaniku në afërsi të kryeqytetit Pretoria, kishte theksuar se dëshiron të bëjë gjëra për të frymëzuar të rinjtë e Afrikës dhe për të dëshmuar se ata mund të arrijnë çdo gjë pavarësisht se nga vijnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb