GJERMANI 

Një nga gratë më të pasura të Rusisë ka vdekur në një aksident ajror në Gjermaninë jug-perëndimore, së bashku me dy persona të tjerë. Natalia Fileva, një bashkëpronare e linjës ajrore private S7, gjithashtu e njohur si “Siberia Airlines”, ishte një nga viktimat e përplasjes së një avioni në nga linjat e saj.

“Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania në një deklaratë për mediat. Policia gjermane tha se kishte tre persona në aeroplan, përfshirë pilotin e fluturimit, i cili ishte me origjinë franceze, shkruan “The Guardian”.

Autoritetet gjermane të aviacionit po shqyrtojnë shkakun e rrëzimit të avionit. Egelsbach është rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. “Forbes.ru” tha se pasuria e Filevës shkon në 600 milionë dollarë. Ekipi i “Grupit S7” shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta për familjen dhe të dashurit e zonjës Fileva”, deklaroi kompania në një deklaratë të mëvontë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb