Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, përmes mesazhit të një qytetari.

Berisha ka publikuar mesazhin në “Facebook”, në të cilin thuhet se një qytetar ka vdekur në mes të qytetit të Fierit, pasi nuk i është dhënë asnjë ndihmë mjekësore.

Postimi i Berishës:
Vdes ne mes te qytetit pa asnje ndihme mjeksore! Ne narkoshtet nuk ka urgjence per qytetaret! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Jemi shokuar Doktor
Pensionisti ne kete gjendje ka qendruar per gjysem ore. Ambulanca nuk u duk. Personi ne fjale nderroj jete tek muri i Postes Fier. Keqardhje!

Salii
Salii

REAGON SPITALI
Nisur nga rasti i publikuar në rrjete sociale lidhur me një vonesë të pretenduar të autoambulancës për ti dhënë ndihmën një pacienti, Spitali Rajonal Fier sqaron se:
Sapo është marrë thirrja me anë të një telefonate në numrin e 127 në orën 11:54, një autoambulancë me mjekë dhe infermierë është nisur menjëherë, vetëm 1 minutë pas njoftimit, dhe ka mbërritur pranë vendit ku ndodhej i moshuari në orën 12:02.

Menjëherë pacienti N. RR është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, në prani edhe të forcave të policisë. Në orën 12:20 është konfirmuar mbas ndërhyrjeve reanimatore nga reanimatori diagnoza Ekzitus.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila bën me dije gjithashtu se të gjitha thirrjet për ndihmë janë të rregjistruara në sistem, të cilave u përgjigjen në kohë nëpërmjet flotës së zgjeruar me autoambulanca duke bërë të mundur dhe shkurtimin e kohës së mbërritjes në destinacion.

Spitali Fier
Spitali Fier

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb