Eshtë ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare aktori i njohur i Hollivudit Peter Mayhew, i cili luajti rolin e Chewbacca në filmin “Star Wars, bëri të ditur familja e tij në Twitter.


“Me trishtim të thellë njoftojmë se aktori ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në veri të Teksasit”, bëri të ditur familja.


Mayhev kishte punuar si asistent spitalor në Londër, kur u zgjodh për një rol të panjohur në filmat “Sinbad’’ dhe ‘’Syri i Tigrit” në 1977.


Por, ai u bë i rëndësishëm me rolin e Chewbacca, një Wookie 200-vjeçare e lidhur me Han Solo të Harrison Fordit, në filmin e parë “Star Wars” të po atij viti.

Shoqëria e tij me Ford e bëri aktorin 2,2 metra të gjatë të preferuarin e teleshikuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: