Vdes në moshën 90 vjeçare, teksa bënte not në brigjet e Balaton, filozofia hungareze Agnes Heller. Lajmin e bëjnë me dije mediat hungareze.
E lindur në Budapest në 12 maj 1929, Heller ishte një intelektuale që i mbijetoi Auschwitzit dhe persekutimit të regjimit komunist.


Nxënëse e filozofit marksist Goerg Lukacs, ajo u bë një nga eksponentet kryesore të ‘shkollës së Budapestit’, një kritikuese e vazhdueshme e socializmit.


Në vitet e fundit ajo kishte hyrë në konflikt të hapur me kryeministrin Viktor Orban, i cili e kishte dëbuar atë nga universiteti.


Sipas asaj që tregojnë dëshmitarët për website 444.hu, Heller u fut në liqen për të notuar. Duke mos e parë të kthehej pas disa orësh miqtë e saj dhanë alarmin.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb