Ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare Sibghatullah Mujadidi, presidenti i parë i Afganistanit, pas tërheqjes së trupave pushtuese sovjetike dhe rënies së qeverisë pro-komuniste të Kabulit në 1992.

Gjatë 10 viteve të pushtimit nga ish Bashkimi Sovjetik, i mbyllur në 1989, Mujadedi udhëhoqi dhe drejtoi grupin e vogël të guerrilasve, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë grup përfshihej edhe ish presidentin Hamid Karzai. Pas rrëzimit të qeverisë komuniste, Mujadidi shërbeu për 2 muaj si president i Afganistanit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb