Nëna e Albano Carrisi, Jolanda ka vdekur në moshën 96 vjeçare në shtëpinë e saj në Cellino San Marco. Këngëtari ishte shumë i lidhur me të dhe shpesh herë e kishte përfshirë në intervistat dhe shërbimet e ndryshme televizive të xhiruara në familje.

Funerali do të mbahet nesër, në 11 dhjetor në orën 16 në kishën e Cellino San Marco.
Për Al Bano nëna ishte kolona që çonte përpara jetën e tij, aq sa e kishte cilësuar kohë më parë ’Gruaja dhe nëna më e mirë në botë”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb