Ndërron jetë në Spitalin e Traumës një 13-vjeçar nga Lezha i cili u aksidentua të premten.

I mituri J.N kishte marrë makinën e prindëre pa leje dhe po udhëtonte me të në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë kur u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, ai mori plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke ndërruar jetë këtë mbrëmje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb