GJERMANI – Joachim Ronneberg, luftëtar i rezistencës norvegjeze, që sabotoi ambiciet për armë bërthamore të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Në vitin 1943, ai drejtori një bastisje në një uzinë të armëve të rënda në rajonin jugor të Telemarkut të Norvegjisë.

Ndërsa operacioni u u përjetësua në filmin e Hollyëood të Heroes of Telemark në vitin 1965.

Ronneberg më vonë ka punuar si gazetar i radios dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e luftës tek të rinjtë.

Ai tha për BBC në vitin 2013 se e kuptoi rëndësinë e misionit vetëm pas bombave atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë në 1945.

“Ai është një nga heronjtë tanë të mëdhenj,”-tha kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg për agjencinë e lajmeve NTB.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: