Shkrimtari skocez Philip Kerr, i njohur për romanet e tij historiko-policorë, vdiq në moshën 62 vjeçare, njoftoi botuesi i tij, “Quercus Books”.

“Jemi thellësisht të trishtuar që humbëm Philip Kerr, një njeri i mrekullueshëm dhe një autor i madh”, njoftoi “Quercus Books” në “Twitter”, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes, raporton ata.

“U prehsh në paqe, i dashuri im Philip Kerr. Krijuesi i të mrekullueshmit Bernie Gunther. Shkrimtar gjenial, baba dhe bashkëshort i dashur”, shkruan në “Twitter” bashkëshortja e tij Jane Thynne, gjithashtu romanciere.

I njohur për romanet e tij policorë, Philip Kerr ishte autori i serisë Bernie Gunther, ku flet për një detektiv privat në Berlinin e viteve ’30.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb