Rëndohet bilanci i viktimave në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku disa punëtorë kanë rënë nga skela. Edhe një punëtor tjetër, i cili ndodhej nën rrënoja, ka ndërruar jetë.


Si pasojë e shkëputjes së skelës, 2 punëtorë kanë vdekur nën rrënoja, kurse 2 të tjerë ndodhen në Spitalin e Traumës, me plagë në të gjithë trupin. Të plagosur në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi dhe Euglidios Lika.

Gazetarja Aurora Golemi raporton për “News 24” se dy punëtorë kanë ndërruar jetë. Punëtorët që kanë humbur jetën janë Orjan Kodraj,36 vjeç dhe Ergys Brahimaj, 31 vjeç.


  • foto galeri

Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe, pasi punëtorët kanë rënë bashkë me skelën. Ata kanë ndihmuar punëtorët, kanë nxjerrë prej rrënojave dy, ndërsa dy të tjerë mbetën nën rrënoja, të cilët kanë ndërruar jetë.


Është shoqëruar në polici administratori i punimeve, pasi ka dyshime se nuk janë respektuar rregullat. Në skelë kanë qenë shumë punëtorë. Katër janë plagosur, ndërsa dy kanë mbetur nën rrënoja e kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë:
O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

(d.xh/Balkanweb)