LONDER-Saksofonisti amerikan i grupit Rolling Stones, Bobby Keys, ka vdekur të martën në shtëpinë e tij në Franklin të Tennessee.

Keys ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

“Rolling Stones janë shkatërruar nga vdekja e mikut shumë të dashur dhe saksofonistit legjendar Booby Keys”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga grupi.

Keys gjatë karrierës së tij ka realizuar edhe incizime me këngëtarë të tjerë të shquar duke përfshirë John Lennon dhe Eric Clapton.

Ai është i njohur për kontributin e tij në hitin “Brown Sugar”.

Në autobiografinë e tij të shkruar, “Every Night’s Saturday Night”, Keys ka rrëfyer për betejën e tij me heroinën.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb